(FOTO: Presidenti i zgjedhur Donal Trump)

Ekipi i Hillary Clinton do të marrë pjesë në përpjekjet e Jill Stein për rinumërimin e votave në Wisconsin, tha këshilltari i fushatës , Marc Elias të Shtunën—edhe pse ne deri tani nuk kemi parë asgjë të parregullt në zgjedhjen e Donald Trump.

“Po marrim pjesë në këtë fushatë me qëllim që të sigurohemi se procesi do të vazhdojë dhe se procesi ishte i ndershëm në të dy anët”-  tha Elias, duke shtuar se ekipi do të bëjë të njëjtën gjë në Michigan dhe Pennsylvania në qoftë se Partia e Gjelbër ndjek rinumërimin atje- siç ka premtuar.

“Ne, sigurisht e kuptojmë se sa zemërthyer mbeten shumë njerëz që punuan fort për Hillary Clinton; por kjo është themelore në demokraci që të sigurohet që vota e secilit është një pasuri që duhet çmuar”-tha Elias.

Trump, i cili nuk bëri koment publik kur Stein plotësoi peticionin për rinumërim, ka shpërndarë një deklaratë brenda pak orësh pas deklaratës së Elias.

“Kjo është një përpjekje e “Green Party” për zgjedhje që tashmë janë mbyllur” , tha Trump me inat, duke e quajtur përpjekjen “ qesharake”.

“Rinumërimi  është ajo çfarë mund të bëjë Jill Stein, e cila mori më pak se 1 për qind dhe në disa zona nuk ishte fare mes kandidaturave në qendrat e votimit”, tha presidenti i zgjedhur.

/Veritas.com.al/