Kam pezulluar tarifat doganore prej 50% ndaj Kanadasë, të cilat do të hynin në fuqi nesër në mëngjes, shkroi presidenti Donald Trump në rrjetin e tij Truth Social.
‘Kanadaja dhe SHBA në pritje të përfundimit të dokumenteve – kanë arritur një marrëveshje!”, shkroi ai.
Tubacioni i madh i naftës Keystone XL, i cili u fundos vite më parë nga ‘Sleepy Joe’ Biden, mund të ngrihet sërish nga varri!’, shkroi Donald Trump e në Truth Social.
Sipas kryeministrit kanadez Mark Carney, ka pasur përparim të konsiderueshëm, por ende duhet të përfundojë puna për dokumentet dhe detajet e marrëveshjes.
Pezullimi i tarifave zgjat deri më 21 gusht.
Komente