SEOUL (Reuters) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara foli në telefon me homologun e tij të Koresë së Jugut, ditën e Hënë, një ditë para se Trump të mbajë takimin historik me liderin e Koresë së Veriut- njoftoi zyra e presidentit të Koresë së Jugut.

Zyra e presidentit, e njohur si Shtëpia Blu, nuk dha të tjera detaje , por tha në mund të japë një deklaratë për mediat më vonë mbi bisedën telefonike mes dy liderëve: të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap tha se dy liderët diskutuan mbi çështjen e çarmatimit bërthamor.

Trump ndodhet në Singapor, ku ditën e  Martë do të takojë liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un për samitin që siç është njoftuar, Kim do të shpallë se heq dorë nga armët bërthamore.

Veritas.com.al/