Presidenti Donald Trump ka mirëpritur grupin e kompanive të fabrikantëve amerikan në Shtëpinë e Bardhë, të Premten, duke shpallur rezultatet e një studimi të ri nga Shoqata Kombëtare e Fabrikantëve.

Studimi tregon se 93 për qind e fabrikave kanë perspektivë pozitive për të ardhmen e industrisë së tyre, krahasuar me 56 për qind në vitet e fundit. Studimi përfshin 13,000 anëtarë fabrikantë në shoqatë.

Lajmi shënon rekordin e vëzhgimeve përgjatë 20 vjetëve, dhe ky është më i larti mes tyre. Kjo e bëri zotin Trump të thotë se kjo është “një valë e re optimizmi”, për më shumë vende pune në Shtetet e Bashkuara, falë disa politikave të tij.

Jay Timmons, i Shoqatës Kombëtare të Fabrikantëve, tha se optimizmi përqendrohet në vizionin e Trump për uljen e taksave, shkurtimin e rregulloreve dhe investimin në infrastrukturë. Studimi, gjithashtu, tregon një rritje prej 26 për qindtë anëtarëve që thonë se vendi është në rrugë të drejtë.

“Ne vlerësojmë përpjekjet tuaja për investimet në krijimin e vendeve të reja të punës në fushën e fabrikimit”- tha Timmons.

/Veritas.com.al/