Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se është skeptik se mund të arrihet marrëveshja mbi sigurinë e kufijve para se afati i financimit të qeverisë të skadojë muajin që vjen.
Ai foli për ‘the Wall Street Journal’ ndërsa 800,000 punonjës federal janë kthyer në punë pas mbylljes më të gjatë të agjencive federale, që zgjati 35 ditë.
Presidenti Republikan tha se dyshon se mund të ulë shumën që ai përgatiti që të pranohet për murin kufitar me Meksikën.
Kongresi duhet të bjerë dakord për faturën deri në 15 shkurt me qëllim që të shmanget një mbyllje tjetër.
Ekonomia e Shteteve të Bashkuara humbi 3 miliardë dollarë nga mbyllja e qeverisë, sipas Zyrës së Buxhetit Kongresial (jo- partizan), ditën e Hënë.
Një komitet i ligjvënësve nga të dy partitë gati të negociojë, por zoti Trump i tha ‘Jurnal’ se shanset që të ndodhë ndonjë gjë e re brenda politikës, janë “më pak se 50-50″.
Veritas.com.al/