Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po përballet me ritjen  e numrit të sportistëve që dënojnë fjalimin e tij.

Zoti Trump tha të Premten se Lega Kombëtare e Futbollit (NFL) duhet të largojë lojtarët që protestojnë gjatë Himnit të Shteteve të Bashkuara.

Futbollistë të njohur dhe ylli i basketbollit LeBron James kritikuan hapur presidentn Trump si përgjigje të fjalimit.

Një pronar i ekipit NFL tha se komentet e zotit Trump ishin ‘sulmuese”, por megjithatë zoti Trump ka vazhduar të bëjë kritika rreth kësaj.

“A do të donit të shikoni një nga zotëruesit e NFL, kur dikush shpërfill flamurin tonë, t’i drejtohet këtij etë thotë ‘Merreni atë bir bushtre nxirreni jashtë nga fusha menjëherë… është i përjashtuar”- tha Trump para turmave që brohorisnin.

Veritas.com.al/