-Presidenti i Shteteve të Bashkuara takoi gjeneralët ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë po përshkallëzohen në Këshillin e Sigurimit dedikuar sulmit në Douma-
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë shumë pranë konfrontimit mbi Sirinë të Hënën në mbrëmje teksa Donald Trump tha se vendimi është i pashmangshëm në përgjigjen ndaj sulmit me armë kimike të kryer të Shtunën. Moska ka paralajmëruar se çdo veprim ushtarak nga Shtetet e Bashkuara do të ketë “pasoja të rënda”.
Trump takoi gjeneralët në sallën e mbledhjeve në Shtëpinë e Bardhë ditën e Hënë në mbrëmje për të diskutuar çështjen. Në veçanti, Trump tha se janë gati të vendosin si të reagojnë ndaj sulmit me gaz helmues në Douma, një zonë e mbajtur nga rebelët në periferi të Damaskut, ku raportohet se janë vrarë më shumë se 40 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur seriozisht.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë akuzuar regjimin e Bashar al-Assad për kryerjen e sulmit , dhe vetë Donald Trump tha se Vladimir Putin, duke mbështetur Assad, ka marrë disa përgjegjësi.
Veritas.com.al/