(Presidenti i zgjedhur Trump, Melania dhe djali i tyre, dje në Florida club)/

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump iu tha vizitorëve në “Florida club” se ka në plan që ta shkruajë vetë fjalimin e inaugurimit. Ai tha se ndjehet i frymëzuar nga Presidentët Ronald Reagan dhe John F. Kennedy- njofton Association Press (AP).

Kjo, sipas personit që ka folur me Donald Trump në Mar-a-Lago, në Jug të Florida, ku Trump po kalon pushimet.

Trump iu ka thënë vizitorëve se Reagan kishte një “stil të pabesueshëm”. Ai ka folur gjithashtu edhe për 100 vjetorin e lindjes së Kennedy, që po vjen.

Presidenti i zgjedhur po kalon pak nga koha e tij në Florida, i përqendruar mbi çështjen e shëndetësisë dhe iu ka thënë vizitorëve ky do të jetë prioritet për administratën e tij.

Personi që foli me Trump ka insistuar për të ruajtur anonimitetin me qëllim që të ruajë bisedën private.

/Veritas.com.al/