Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump paralajmëroi të Martën se samiti i caktuar me Kim Jong Un mund të mos zhvillohet siç është parashikuar, por theksoi se ai beson se lideri enigmatik i Koresë së Veriut është “serioz” rreth çarmatimit.

Gjatë pritjes së presidentit Koreano Jugor, Moon Jae-in në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri shumë pak që të shuante spekulimet rreth takimit të parë historik mes liderëve të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, që është menduar për muajin e ardhshëm në Singapor.

“Mund të mos funksionojë për në 12 Qershori”, tha Trump, duke shtuar se “nëse nuk ndodh në qershor, ndoshta ndodh më vonë”.

Politikisht, zoti Trump ka investuar në suksesin e samitit, dhe po kaq privatisht shumica e zyrtarëve në Shtetet e Bashkuara ose edhe vëzhgues jashtë Amerikës, thonë se ai do të vazhdojë.

Veritas.com.al/