Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se kurrë nuk e ka drejtuar ish-avokatin e tij privat që ta thyejë ligjin, një ditë pasi ai u dënua me burg.

“Ai ishte avokat dhe supozohet  se duhej ta njihte ligjin”. z. Trump tweetoi per Michael Cohen, duke shtuar se ai u deklarua fajtor “për të vëne ne siklet  presidentin”.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi Cohen mori një dënim trevjeçar për krimet financiare dhe te mashtrimit gjate fushatës elektorale.

Cohen kishte fajësuar influencen e z. Trump dhe “punet  e pista” në dënimin e tij.

Në një seri të tweetimeve të enjten, z.Trump gjithashtu këmbënguli se ai “nuk bëri asgjë të keqe” në lidhje me ligjet e financimit të fushatës.

Ai tha se Cohen “ndoshta nuk ishte fajtor” për ato shkelje të fushatës, por u deklarua fajtor për të përfituar vete.

“Si avokat, Michael ka përgjegjësi të madhe karshi meje!”

Veritas.com.al/