Policia kishte marrë njoftimin se është gjetur një kufomë pranë portit të Peshkimit në Durrës.
Ngjarja ndodhi dje, por sot është njoftuar identiteti i peshkatarit të mbytur. Mësohet se kufoma i përket shtetasit Pjetër Frroku, nga Lezha, i punësuar si peshkatar i një firmë peshkimi.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se 54-vjeçari ka rënë nga një mjet lundrues, midis portës së peshkimit dhe trageteve.
Sapo u raportua për ngjarjen, policia mbërriti në Portin e Durrësit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Veritas.com.al/