SHQIPËRI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vijon turin e takimeve me diasporën shqiptare. Pas Greqisë, takimi i radhës i shefit të qeverisë është me shqiptarët në Itali.

Me një postim në Facebook, Rama shkruan se takimi do të mbahet më 26 maj në Milano.

“Së shpejti. 26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë  në Milano”, shkruan Rama.

Në takimin me diasporën në Greqi të pranishëm ishin rreth 20 mijë shqiptarë.