Një situatë e pazakontë po ndodh në Drimadhes, Dhërmi.  Dikush ka lajmëruar për ardhjen e një dallge të madhe të llojit të tsunamit dhe të gjithë e kanë besuar- raportoi Dritare.net.

Të gjithë turistët e Drimadhës, të huaj e shqiptarë, kanë braktisur plazhin dhe janë futur në lokale.

Ndërkohë lajmërojnë se është krijuar panik i madh dhe disa prej tyre po marrin makinat dhe po arratisen nga  Drimadhes.

Nuk është e qartë kush ka lajmëruar për tsunam dhe a është e vërtetë se dikush e tha. Por fjala mori këmbë dhe boshatisi plazhin.

Veritas.com.al/