Bruksel, 16 nëntor 2026 – Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me incidentin e ndodhur gjatë një aktiviteti, ku u interpretua një këngë me përmbajtje nacionaliste kundër Kosovës. Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, Rama e cilësoi këtë veprim si të papërshtatshëm dhe theksoi se ai nuk duhet të kalojë në heshtje.
Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se incidente të tilla nuk duhet të rikthejnë tensionet e së kaluarës, ndërsa nënvizoi rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Serbia si një hap të domosdoshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe perspektivën europiane të rajonit.
“Më lejoni që të them diçka, para se t’i përgjigjem pyetjes suaj të drejtpërdrejtë, për një të keqe që u bë dje përmes muzikës, nuk duhet të kthehet sot një e keqe përmes heshtjes. Nuk e di nëse ishte e qëllimtë apo rezultat i injorancës apo fakti që një këngë pa shije nacionaliste u interpretuar në prag të këtij forumi, në të kundër të gjithçkaje që përfaqëson.
Nuk është se e lëndon vetëm ndjenjat e kombit shqiptar, të qytetarëve të Republikës së Kosovës, por ka të bëjë me nevojën për të mos na lënë që të kalojë në heshtje atë që kërkon të na kthejë në kohë.
Unë kam qenë avokat prej shumë vitesh, për sa e rëndësishme është për fqinjësinë tonë, për ta mbajtur Serbinë në anën tonë, në anën e Europës, pra të mos shkojë në të kundër të kësaj bindjeje. Por në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të mos lëmë hapësirë për betejat mesjetare.
Të gjithë ne duhet të angazhohemi për ta transformuar rajonin tonë në gjithçka për të cilën po flasim. Sa më shpejt Serbia të njohë Republikën e Kosovës, aq më mirë do të jetë për ne. Ne nuk po kërkojmë që të vijmë këtu, po kërkojmë që të sjellim Europën atje”, tha Rama.
Komente