
Presidenti i BE, Donald Tusk iu bëri thirrje sot liderëve të Europës që të manovrojnë ndaj krizës Europiane në samitin e Romës të Shtunën për të përkujtuar 60 vjetorin e themelimit të traktatit të bllokut.
“Provoni sot se ju jeni liderë të Europës, se ju mund të kujdeseni për këtë trashëgimi që e morëm nga heronjtë e integrimit evropian para 60 vjetësh”, tha ish kryeministri Polak, Tusk, në fjalim. Ai la për të nënkuptuar se BE edhe mund të jetë edhe mund të mos jetë.
“ Europa është etnitet politik, si të jetë si të mos jetë e Bashkuar”.
Njëzeteshtatë liderë, pa kryeministren Britanike, Theresa May, u mblodhën në Romë për festën e 60 vjetorit të BE.
/Verits.com.al/