Gjatë konferencës për shtyp mes presidentit të KE, Tusk dhe kryeministrit Rama, kryeministri gjeti rastin të falënderoje presidentin në largim të KE duke e çmuar si ‘avokat i Shqipërisë’ për integrimin në BE.
Duke i akorduar Presidentit të KE “Yllin e Madh të Mirënjohjes”, si shenjë vlerësimi për punën e tij në procesin e integrimit, Rama tha se ai ndodhet në Shqipëri për të dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë.
“Përtej të zakonshmes, jam shumë mirënjohës për vizitën e Presidentit Tusk, i cili rikthehet në Shqipëri dhe është sot këtu në funksion të asaj që ka qenë një prej pikave të palëvizshme të lidershipit të tij, procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Nga ana tjetër, më vjen mirë që sot pata ta falënderoj Tusk për gjithçka ka bërë dhe gjithashtu të ndaj me të një moment të veçantë për ne, duke i akorduar “Yllin e Madh të Mirënjohjes” dhe duke ndarë disa momente të rëndësishme jo vetëm simbolikisht në historinë e përbashkët mes dy vendeve.
Më vjen mirë ta nënvizoj edhe qartësinë në të cilën presidenti Tusk është shprehur gjithnjë në këtë proces dhe pa diskutim të çmoj para të gjithëve përpjekjet konstante si një avokat i procesit të zgjerimit dhe të afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Sot më e rëndësishme për qytetarët tanë është të dëgjojnë çfarë ka për të thënë Presidenti Tusk, i cili është këtu për të folur për ta dhe për të dhënë një mesazh për ta”, tha Rama.
Veritas.com.al/