Mediat angleze shkruajnë se Presidenti i Leyton Orient, Francesco Becchetti nuk do të ekstradohet në Shqipëri për mashtrim, falsifikim dhe pastrim parash, vendim i marrë nga një gjykatë angleze.
“Gjyqtarja e qarkut Nina Tempia, e ulur në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster, në Londër, tha se ajo po vazhdonte çështjen kundër Z. Becchetti, 48 vjeç dhe bashkëpunëtorit të tij të biznesit Mauro De Renzis, 61 vjeç, i cili u akuzua për të njëjtat vepra. Beccheti i shpëtoi ekstradimit, por megjithatë nuk i shpëton dot kërkimit ndërkombëtarë”.
Sot, sipas VOA, Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015?!
Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi amerikane, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”, shkruan Zëri i Amerikës.
Por në fakt kjo është një gënjeshtër, sepse nuk është e vertet se Beccheti ka hedhur ne gjyq shtetin Shqiptar për licencën e televizionit dhe është për të ardhur keq, që Zeri i Amerikës nuk ka informacion se çfarë ka fituar trafikanti Beccheti, i cili në të vërtet nuk ka fituar asgjë, sepse drejtësia shqiptare e ka shpallur atë në kërkim nderkombëtarë, për zhvatjen me anë të mashtrimit të qindra miliona eurove.
Gjyqi mes shtetit shqiptar dhe trafikantit Becheti është në arbitrazh për koncensionin e Importimit të mbetjeve të riciklueshme, e fituar nga nëna e Bechetit, trafikantja në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe evazion fiskal nga Italia, Liljana Condamino.
Koncensioni i bërë dhuratë nga qeveria Berisha, u prish menjëherë por sa erdhi në pushtet qeveria Rama, e cila e kishte premtuar në fushatë.
Becheti është në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe evazion fiskal me rimbursimin e TVSH me hidrocentralin e Kalivaçit. Në tetor të vitit 2014, kompania e zotëruar nga Becchetti e paditi Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit duke kërkuar zgjidhjen e koncesionit të Kalivaçit dhe 137.3 milionë euro dëmshpërblim nga qeveria shqiptare, me pretendimin se ishte shteti shqiptar ai që e kishte penguar ndërtimin e hidrocentralit.
Pas zhvillimi të gjyqit, Beccheti e humbi dhe i detyrohet shtetit 7 milion dollar vetëm nga mashtrimi, kurse evazioni dhe mashtrimi real i kalon shifrat e 100 milionëve, që Beccheti i kaloi në lavatriçen e pastrimit të markës “TV AGON”. Nuk është aspak e vërtet që ekziston ndonjë gjykatë ndërkombëtare që gjykon hapjet apo mbylljet e ndonjë leje biznesi, kur shteti nuk ka asnjë një lloj lidhje me aktivitetin, sepse licensa e Tv nuk mund të prodhoi konflikt mes palëve.
Gjithashtu TV Agon është produkt i disa veprave penale të grupit Becchetit, në Shqipëri dhe Itali, ku pastrimi i parave ishte qëllimi dhe baza e këtij aktiviteti.
Ndërsa, mbyllja u bë pasi mashtruesit Beccheti i kaluan pronat në sekuestro, për veprat kriminale të tij dhe grupit te tij “Hidro SRL”. Pra, shteti shqiptarë duhet ta sjell Bechetin para drejtësisë për të dhënë llogari para autoriteteve ligjore shqiptare. Vetëm nëse Beccheti fiton pafajësinë, atëherë ligji mund ta dëmshpërblejë për prishjen e kontratës së mbetjeve italiane, por edhe për dëmet ekonomike pas sekuestros nga prokuroria shqiptare të aseteve të tija në ekonomi.
Qendrës Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Investimeve (“ICSID”) të Bankës Botërore nuk i zbatojnë vendimet mbi 1/3 e anëtarëve të OKB dhe gjithë ata vende që nuk kanë një kontratë njohje.
Rasti në fjalë nuk ka lidhje me prishje marrëveshje mes investitorit dhe shtetit, por investim i pezulluar nga organet e drejtësisë, i dyshuar si produkt i disa veprave penale financiare të Becchetit.
Arbitrazhi Ndërkombëtar ofron zgjidhjen e vetme për shkeljen e një të drejte ligjore, për shembull, në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet një investitori dhe një shteti. Kuptohet, të kërkohesh nga drejtësia e një vendi për krime financiare, nuk mund të pretendosh se ke konflikt me shtetin, sepse i bie që hajduti të ankohet kundra policisë, që i merr plaçkën e vjedhur që e mban si relike.
Ndaj Beccheti kurrë nuk do të shpërblehet nga shteti shqiptarë, pa dhënë llogari për akuzat e ngritura ndaj tij, nënës së tij dhe bashkëpuntorëve italian para drejtësisë.
As nuk mund të imagjinohet, se TV AGON është mbyllur politikisht, siç thotë VOA, sepse është gjëja më qesharake dhe idoteske që thuhet kur telehalet në Shqipëri mbysin me erën e shpifjeve dhe të mashtrimit gjithë opinionin dhe nuk kanë paguar askush asnjë cent gjoba nga autoritete.
Gjyqi mes Becchetit dhe Shqipërisë, është një nga dhuratat kriminale që ia bëri Berisha Shqipërisë, në ditët e tij të zeza të viteve të pushtetit./Tellalli.al