Një 44-vjeçare nga fshati Rroshnik në Berat ka rezultuar pozitive me koronavirus.

44-vjeçarja jetonte dhe punonte prej vitesh në Tiranë dhe pas mbylljes së shumë bizneseve, rreth 10-ditë më parë është kthyer të jetonte në ish shtëpinë e saj në fshatin Rroshnik të Beratit, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Mësohet se dje, pasi kishte dyshuar për shenja të sëmundjes,  ajo ka shkuar për një analizë mjekësore në Drejtorinë e Higjenës dhe Shëndetit Publik në Berat, pa njoftuar asnjë nga të afërmit.

 Pas analizave të kryera,  sot ka mbërritur edhe konfirmimi se ka rezultuar pozitive.

Menjëherë pas konfirmimit, në banesën e saj në fshatin Roshnik, kanë shkuar punonjësit shërbimit të higjenës dhe forcat e policisë për të bërë karantinimin e banesës dhe dezifektimin e saj.

Mësohet se 44-vjecarja me inicialet K.M. ka ardhur në këtë fshat 10-ditë më parë ndërsa ka qënë në lëvizje të vazhdueshme dhe është takuar me njerëz brenda këtyre ditëve, jo vetëm në fshat por edhe në qytetin e Beratit.

VERITAS.COM.AL