Përparim Shkullaku, 47-vjeçari i cili u plagos me çifte nga i ati, Agim Shkullaku, 83 vjec, po transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës më Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Stropckë të Pogradecit mbrëmjen e së mërkurës.
Mësohet se gjatë një konflikti për motive banale, djali, në gjendje të dehur, ka goditur fizikisht të atin, ndërsa ai ka marrë çiften dhe e ka plagosur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83 vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave./