Ka ndërruar jetë në spital, shoferi i prokurorit, Arjan Ndoj, Andi Maloku. Maloku u plagos një javë më parë, në atentatin që iu bë prokurorit, Ndoj, te Mbikalimi i Shkozetit.

Ai kishte vetëm dy muaj që kishte filluar punë.

Maloku kishte marrë një plumb në mushkri dhe një në shtyllën kurrizore.

Nga ky atentat mbeti i plagosur Landi Muharremi, i njohur si Aleksandër Laho si dhe prokurori Ndoja.

Veritas.com.al/