Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 4 persona dhe ka proceduar 6 të tjerë gjatë përplasjeve në orët e vona në Bulevard mes forcave të rendit dhe mbështetësve të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj.
Sipas Policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë arrestuar 4 shtetas, pasi gjatë protestës dyshohet se kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, duke shkaktuar plagosjen e dy efektivëve, njëri prej të cilëve vijon të marrë ndihmë mjekësore në spital.
Të arrestuarit:
E. H., 30 vjeç
Alfred Matoshi, 40 vjeç.
Eligert Hima, 39 vjeç
Ergys Llanaj, 41 vjeç
Po ashtu, Policia ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për 6 shtetas të tjerë.
Autoritetet bëjnë me dije se veprimet hetimore vijojnë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Komente