 
Në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë u zhvilluan sot homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra në krye të detyrës dy ditë më parë. Trupi i pajetë i gjyqtarit do të përcillet për në banesën e fundit në Shkodër, qytetin e tij të lindjes.
Në homazhet në nder të tij ishin kolegë, dhe politikanë, si edhe krerët më të lartë të shtetit, Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama. Gjatë ditës së djeshme u bënë homazhe private në nder të gjyqtarit.
Në homazhe ishin të pranishëm personalitete të drejtësisë, përfaqësues të institucioneve, deputetë, ministra të kabinetit, kolegë, miq dhe familjarë që i dhanë lamtumirën e fundit gjyqtarit. Përfaqësues të opozitës nderuan gjithashtu në homazhe gjyqtarin Kalaja, ndërsa mungoi kreu i saj Sali Berisha.
Gjyqtari Astrit Kalaja ishte në krye të detyrës, të hënën e 6 tetorit, kur u qëllua për vdekje nga 30-vjeçari Elvis Shkambi. Familja e këtij të fundit ishte në dyert e gjykatës për një çështje pronësie në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër. Bashkë me 30 vjecarin në pranga u vunë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi si edhe roja e sigurisë së Gjykatës së Apelit
 
 
	
 76 452
 76 452		 
	
 
	
 
	
