Nga Philippe Escande/

Viti  ekonomik 2017 do të formatohet nga vendimet që do të merren nga presidenti i ri i  amerikan Donald Trump.

Presidenti i ardhshëm i SHBA, Donald Trump zgjodhi Twitter-in për t’u uruar një vit të ri të lumtur të gjithëve, “përfshirë edhe armiqtë e mi të shumtë që më luftuan dhe humbën kaq keq saqë nuk dinë më çfarë të bëjnë”. Ndoshta, por ata nuk janë të vetmit të humbur në mjegullën që po mbështjell ekonominë dhe gjeopolitikën globale. Viti ekonomik 2016 filloi me frikën e rënies së ekonomisë kineze dhe pasojave të rënies së çmimit të naftës. 2017 do të formatohet nga vendimet që do të merren në Shtëpinë e Bardhë.

Tre prej tyre do të ketë pasoja të pallogaritshme për ekonominë globale në tërësi. Ato lidhen me tatimet, monedhën dhe të tregtinë e lirë. Nëse, siç ka premtuar, administrata e re e ndan në më shumë se dy normën e tatimit të korporatave, në 15% kundrejt 35% që është sot, efektet do të jenë të konsiderueshme.

/Veritas.com.al/