Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se të premten e 10 shtatorit do të jetë në Kuvend

“Ditën e premte Sali Berisha do të jetë në parlament ne përputhje të fortë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Unë e kam theksuar, nuk fshihen prapa mandatit absolutisht jo. Nuk fshihem prapa sovranitetit, prapa dinjitetit.

Unë bëj gjithçka për të mbrojtur dinjiteti tim, sepse sovraniteti i vendit tim është shprehur nga zgjedhësit shqiptarë,” – tha Berisha në Euronews Albania.

Berisha tha se nuk kërkonte nga PD të angazhohej në një betejë për mbrojtjen e tij.

“Unë do të bëj betejë për PD. Nuk ka nevojë që PD të bëjë fushatë për mua” – tha Berisha.