Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, prej disa javësh ka prezantuar forcën e saj të re ‘Lëvizjen për Ndryshim’ dhe është rikthyer vrullshëm në skenën politike.

 Ajo që është vënë re gjatë kësaj kohe, janë sulmet e shumta nga anëtarët e PD-së dhe nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili ka hedhur një sërë akuzash ndaj ish-kryeparlamentares dhe ish-nënkryetares së PD-së.

Kjo, pasi Topalli nuk i ka kursyer aspak kritikat për të, madje së fundmi ajo ka bërë edhe një status ku thumbon kryedemokratin.

Ajo deklaron se është ndershmëri t’i thuash të tjerëve të vërtetën dhe integritet t’i thuash vetes të vërtetën.

“Integriteti është ti thuash vetes të vërtetën, ndershmëria është t’u thuash të vërtetën të tjerëve”, shkruan Topalli krahas një fotoje të saj në rrjetet sociale.

Një ”thirrje e koduar” kjo e Topallit ndaj Bashës, qe te rrefehet për të vërtetën e dosjeve kundër UÇK-së.

VERITAS.COM.AL