Kim është mirëpritur nga ministri i jashtëm i Singaporit, Vivian Balakrishnan sapo ka arritur në aeroportin ndërkombëtar në Singapor.
Kapaciteti i Koresë së Veriut për raste ceremooniale dhe festive u manifestua të Dielën, teksa lideri Kim Jong Un fluturoi drejt Singaporit për samitin me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Jo më pak se tre aeroplanë bënë rrugën drejt Singaporit nga aeroporti i Pyongyang; ky aeroport zakonisht, mund të shikojë më pak se tre fluturime ndërkombëtare në ditë.
Një prej tyre ishte aeroplani i periudhës Sovjetike Ilyushin-62 që është edhe avioni personal i Kim, i njohur zyrtarisht si “Chammae-1”, ose Goshaëk-1 (Gjeraqina), sepse zogu simbol kombëtar i Koresë së Veriut në planin ndërkombëtar ka edhe kuptimin “Air Force Un”.
Por ndërsa Singapori po priste në radhë sipas rangut, çështja është se Kim nuk ishte në bordin e këtij avioni.
Në vend që të fluturonte me “Gjeraqinën”ai fluturoi me Air China Boeing 747. Sipas ëebsite që ndjek fluturimet ‘’ Flightradar24’, Kim doli nga avioni numër CA122, një avion i dizajnuar si një avion standard për rrugët ajrore nga Phenian në Pekin.
Në mes të fluturimit ai ndryshoi shenjën e thirrjes të CA061 dhe u drejtua për në jug.
Në Singapor, pasagjeri i profilit të lartë takoi ministrin e Jashtëm, Vivian Balakrishnan, i cili postoi në Tëiter një foto duke shtrënguar duart me Kim; të dy ishin veshur me kostume pa xhaketë.
( Vijon…)/
Veritas.com.al/