( Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko (majtas) takoi dje e Mërkurë, gazetarin  Arkady Babchenko)/ 

Autoritetet Ukrainase janë kritikuar menjëherë për vrasjen false të gazetarit disident Rus në Kiev.

Një zyrtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) tha se Ukraina ka përhapur “informacion false.

“ Reporterët Pa Kufi’ tha se kjo ishte “pjesë e një lufte informative”.

Ukraina tha se kishte vepruar për të ndaluar një komplot Rus për vrasjen e gazetarit Arkady Babchenko. Moska ka thënë se ‘ky është një provokim’.

Babchenko, një kritik i Kremlinit, 41 vjeç, shkaktoi një surprizë të pashoqe të Mërkurën klur arriti në konferencë për mediat- një ditë pasi ishte raportuaar i vdekur.

Shefi i shërbimit të sigurisë së Ukrainës, Vasyl Hrytsak, tha se operacioni ishte sajuar me qëllim që të fusnin në rrjetë njeriun e paguar nga Rusia, që ishte ngarkuar me vrasjen gazetarit. Policia ka raportuar se ka arrestuar një person.

Marrëdhëniet mes Kievit dhe Moskës janë të tensionuara që nga periudha kur Moska aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Veritas.com.al/