Ukraina ka shënuar sukses në luftën e vazhdueshme me Rusinë duke rrëzuar së fundmi edhe një aeroplan bombardues strategjik ‘për herë të parë’.
Siç raportohet, bombarduesi Tu-22M3 është rrëzuar në rajonin jugor të Stavropolit të Rusisë, qindra kilometra larg nga territori i kontrolluar nga Ukraina.
Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk, ka njoftuar se Kievi ka shkatërruar bombarduesin i cili është në gjendje të mbajë raketa me rreze të gjata.
Kjo u mohua nga rusët të cilët thanë se bombarduesi u shkatërrua nga një defekt teknik, shkruan Sky News.
“Për herë të parë, njësitë raketore kundërajrore të Forcave Ajrore, në bashkëpunim me Inteligjencën e Mbrojtjes së Ukrainës, shkatërruan një bombardues strategjik me rreze të gjatë Tu-22M3 të përdorur nga terroristët rusë për të sulmuar qytetet e Ukrainës”, tha komandanti Oleshchuk.
Siç raportohet, një nga pilotët mbeti i vdekur nga sulmi ndaj bombarduesit, ndërsa tre të tjerë kanë shpëtuar. Ky zhvillime vjen pas sulmit rus në rajonin e Dnipropetrovskit, i cili vrau të paktën tetë persona dhe plagosi 25 të tjerë.