(FOTO: Pamje nga protestat e studentëve në San Francisco)

 

Bashkimi i edukatorëve në San Francisko, një union që përfaqëson mësuesit në shkollat publike, shpërndau një udhëzues kontraversal, se si studentët doi të dalin në protestat kundër zgjedhjes së Trump.

Guida quhet “Plan Leksionesh mbi Zgjedhjet e nëntorit 2016,” i cili iu thotë studentëve se “një racist, një seksit, është bërë president i vendit tonë që do të na kthejë në një bazë raciste dhe seksiste”. Gjithshtu ky plan iu drejtohet edhe prindërve duke iu kërkuar që t’i mësojnë fëmijët në këtë mënyrë.

Në fakt, plani nxit mësuesit që të mos iu tregojnë studentëve se Hillary Clinton i ka humbur zgjedhjet. Fjalë për fjalë dhe me theksimet e shënuara, shkruhet kështu: “MOS: U trego atyre se ne kemi HUMBUR dhe se do ta pranojmë. Ne nuk do të pranojmë ASGJË, përveç se ne do të dhe duhet të luftojmë për drejtësi kundër sistemit të padrejtësisë dhe kundër popullit të padrejtë”.

Agjencia “Associated Press” (AP) raporton se unioni “e postoi planin në website-n e tij dhe e shpërndau në gazeta online tek më shumë se 6,000 anëtarë të unionit. Shkollat e distriktit kanë më shumë se 57,000 studentë.”, shkruan AP.

/ Veritas.com.al/