Nga rrëzimi i avionit privat që ndodhi dje, emartë në mbrëmje në Kozle të Katllanovës, Shkup,  humbën jetën 6 persona, mes tyre piloti dhe ndihmës-piloti dhe katër pasagjerë, katër shtetas nga Italia dhe dy kosovarë, njofton TetovaSot.

Më parë portali njoftoi për dy kosovarët e vdekur, F. Begaj dhe V. Begaji të dytë nga Malisheva.

Ndërsa në orët e pas mesnatës janë zbuluar edhe viktimat nga Italia duke cituar mediat italiane, piloti Francesco Montagnieri, Dario Bastasin, Luka Dale, dhe shtetasja italiane e quajtur Ilaria.

Avioni privat ishte nisur me dy biznesmenët nga Malisheva që jetonin në Itali dhe grupin e italianëve,  për të shkuar në Kosovë ku do të hapnin Qendrën Aeronautike të Kosovës në Istog. Nga katër e avionit e nisur, njeri prej tyre u rrëzua prej motit të keq.