Arrinfrustrimi i Bruxelit mbi rrëzimin e urës Morandi në Genova dhe vdekjen e mbi 38 personave. Pak orë pas fatkeqësisë, nga qeveria italiane ishin leshuar akuza kundër rregullave mbi limitet në buxhetin e shtetit të imponuar nga Komisioni Evropian për respektimin e paktit të stabilitetit që kishte ngadalësuar investimet në infrastrukturë dhe mirëmbajtjen e tyre.

Një polemikë e kundërshtuar nga Komisioneri i BE për Buxhetin, gjermani Guenter Oettinger, i cili ka menduar të qortojë italianët se si ata i kane menaxhuar fondet evropiane në dispozicion të tyre. Në një tweetim në anglisht, komisioneri gjerman ka shkruar: «Është shumë humane të kërkosh dikë që ti hedhesh fajin kur ndodhin tragjedi të tmerrshme si ajo në Genova.» Do të jetë shumë e rëndësishme të kuptojmë se çfarë ka ndodhur për të shmangur fatkeqësi të tjera të këtij lloji. Besoj qe autoritetet italiane te marrin masat e nevojshme “.

Dhe i pa kenaqur, komisioneri i BE-së kujton të gjitha fondet që i janë dhënë Italisë, duke përsëritur se në shtatë vitet e fundit Roma ka marrë gjithsej nga BE 14.5 miliardë euro për rrugët dhe trenat: 2.5 nga fondet rajonale, 12 miliardë nga Eulnvest, të cilës i shtohet hapja rruge nga Brukseli të fondit prej 8.5 miliardë. Sipas komisionerit gjerman, italianët kishin gjithçka që kishin nevojë për të siguruar ura dhe rrugë. Shkurtimisht, një përpjekje e mirë për të shkarkuar çdo përgjegjësi.

Veritas.com.al