Uragani Helene u forcua në një kategori të rrezikshme të kategorisë 4 në Gjirin e Meksikës përpara se të “zbarkonte” në zonën Big Bend të shtetit amerikan të Floridës vonë të enjten në mbrëmje.

Deri më tani, ka pasur të paktën tre vdekje të lidhura me motin që i atribuohen Helene. Dy persona humbën jetën në Wheeler, Geogia. Ndërsa një person tjetër humbi jetën në Florida pas shembjes së një tabele në rrugë.

 

Më shumë se 1.3 milionë shtëpi dhe biznese në Florida kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa 172 mijë të tjerë në Georgia.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në 61 nga 67 qarqet e Floridës dhe disa janë nën urdhër evakuimi.