Uragani Nate ka prurë erëra të fuqishme, shira territorial dhe kërcënime për stuhi në brigjet e Gjirit të Shteteve të Bashkuara.
Uragani, i cili mbështetet nga erëra në shpejtësinë maksimale 85mph (137km/h), u përplas afër grykës së Lumit Missisipi në Louisiana, pasditen e të Dielës.
Gjatë lëvizjes për në Veri, ai bëri zbarkimin e dytë në Biloxi, Mississippi.
Louisiana, Mississippi, Alabama dhe pjesë të Florida-s më parë lëshuan paralajmërime dhe urdhëra për evakuim mes frikës së ndonjë rritjeje të shpejtë të nivelit të dallgëve të detit.
Uragani Nate ka vrarë të paktën 25 persona në Nicaragua, Costa Rica dhe Honduras.
Veritas.com.al/
(Banorët e New Orleans mbushin thasë me rërë para vërshimit të uraganit Nate).