SPAK ka lëshuar më shumë se 43 urdhër arreste. Gazetari Ermal Vija tha për ABC News se urdhër arresti është dhënë për Indrit Doklen, Plaurent Dervishin dhe ish-deputetin e PS-së Arben Ndoken.

Ish-deputeti Ndoka, ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vitin 2018, ku u bë i mundur ndalimi i tij për një tjetërsim pronash në Lezhë. Emri i Ndokës gjithashtu doli nga përgjimet si i përgjimet për tjetërsim të pronave.

Ndërkohë operacioni është shtrirë në disa qytete në vend. Kontrolle janë kryer në Tiranë, Durrës, Lezhë. Në shijak dhe lagjen nr1 të Durrësit dhe Sukthit. Në fokus objekte ku mund të strehoehn personazhe të shpallur në kërkim.