
Presidenti i Emirateve të Bashkuara ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të 11 majit. Ai shprehet besimplotë për një zgjerim të bashkëpunimit mes kombeve.
“Urime të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Lidhjet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë kanë parë një rritje të fortë vitet e fundit dhe jam i bindur se së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillimin e mëtejshëm në të mirë të kombeve dhe popujve tanë”, ka shkruar Presidenti i Emirateve të Bashkuara.
Komente