Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas Shkupit, ditën e sotme pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Von der Leyen pritet të mbërrijë në orën 14:30 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe do të pritet me ceremoni zyrtare. Në orën 15:45 zyrtarja e lartë e BE do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri, ndërsa në orën 16:30 do të ketë një konferencë për shtyp mes Kryeministrin Edi Rama.

Gjatë vizitës tri ditore në Ballkanin Perendimor Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, qendroi të mërkurën në mbrëmje në Maqedoninë e Veriut.

Në takimet e veçuara me kryeministrin Kovaçevski dhe Presidentin Pendarovski, von der Leyen dha mbështetje ndaj Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në BE dhe tejkalimin e krizës së energjisë, si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë. Presidentja e Komisionit të BE von der Leyen përcolli edhe mesazhet politike të Brukselit për mënjanimin e pengesave në hapjen e kapitujve me BE-në.

Duke folur për krizën energjetike, von der Leyen tha,  se beson që kriza do të kapërcehet dhe se vendet e rajonit do të kenë mbështetjen e BE-së. “Së bashku do ta kapërcejmë këtë krizë. Ne do ta kapërcejmë krizën energjetike me grante prej 80 milionë eurosh për Maqedoninë e Veriut dhe sigurisht do të vazhdojmë me grantet. Kjo mbështetje do të vazhdojë përmes një plani investimi me turbina eolike dhe lidhjes me gaz me Serbinë dhe Kosovën”, ka deklaruar von der Layen.

Pas vizitës që do të zhvillojë ditnën e sotme në Tiranë, zyrtarja e lartë e BE do të shkojë në Podgoricë, Sarajevë dhe Beograd.