Për Catherine Barry-n dhe Michel Chast-in përgjegjshmëria dhe përkujdesi ndaj ushqimit janë dy parrullat e mirëqenies dhe shëndetit tuaj
Catherine Barry, gazetare dhe eksperte e budizmit dhe Azisë, bën thirrje për “t’u përgjegjësuar në lidhje me ushqimin.” Sipas saj, jeni ju vetë garanti i mirëqenies tuaj, shëndetin tuaj dhe ekuilibrit tuaj të brendshme. Eshtë detyra juaj t’i mirëmbani me qëllim që të parandaloni sëmundjet, lodhjen dhe depresionin. Këto kërkojnë sigurisht një ndryshim në zakonet e të ngrënit.
“Ka ushqime që kanë virtyte të jashtëzakonshme. Siç janë peshqit me yndyrë”, shpjegon mjeku nutricionist Michel Chast. Këto peshq (harenga, skumbri, sardelet, salmon), që jetojnë në ujërat e ftohta janë të pasura me omega-3. Klasifikuar si acide yndyrore, omegat3 janë të domosdoshme për trupin, dhe trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. Efektet e tyre janë provuar tashmë: ato rrisin nivelin e kolesterolit “të mirë” dhe ulin trigliceridet. Këto lipide, d.m.th. yndyrna, janë thelbësore për organizmin. Me një paralajmërim: nëse ka përqindje të lartë në gjak, rrit rreziku për ishemi cerebrale (AVC, Aksident vascular cerebral). Omegat-3 veprojnë kundër inflamacioneve, sidomos kundër artritit reumatoid, një sëmundje e nyjeve. Por edhe mbi hormonin e stresit: duke e rregulluar, ato parandalojnë depresionin.
Këto problematika dhe të tjera si këto, i kanë shtyrë këta dy miq të shkruanin dhe të botonin një libër të titulluar ‘Ha, medito, përfito’. Një libër që sjell së bashku për herë të parë, kuzhinën, mjekësisë kineze dhe filozofisë budiste. Metoda e propozuar nuk ndjek një regjim të veçantë dhe refuzon çdo formë të diktaturës së ushqimit. Ky libër ofron më shumë çelësa dhe një refleksion mbi gjendjen e shëndetin tuaj në përgjithësi duke ju mësuar të zgjidhni mirë ushqimin në përshtaje me stinët dhe nevojat tuaja. Ai ju ofron mbi 120 receta të thjeshta dhe të balancuar duke përpunuar kësisoj shijet tuaja për kuzhinën. Nuk ka asgjë magjike në këtë pikë. Trupi ynë është aleati ynë më i mirë për t’u ndjerë mirë me veten dhe në paqe me mendjen!
/Veritas.com.al/