Ministri i Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli i ka dërguar në Dibër Batalionin Special me komandant Eklant Dautin. kandidat socialist për mbështetje ndaj kandidatit socialist për kryetar Bashkie në Dibër.
Denoncimi ka ardhur nga qytetarët që kanë parë në terren, ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka publikuar sot këtë skandal dhe i ka bërë thirrje Presidentit Bujar Nishani, si komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, që të ndëshkojë dy autorët e këtij akti kriminal, Ministren e Mbrojtjes dhe Ministrin e Brendshëm.
Ja çfarë shkruan Berisha:
“Oficeri dixhital dononcon Mrikën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjeneral Trafikun për pjesëmarrje direkt në fushatën elektorale në Peshkopi, me Batalionin Special, në shkelje flagrante të ligjit dhe Kushtetutës së vendit!
I bëj thirrje Presidentit të Republikës në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm, të ndëshkojë me vendosmëri autorët e këtij akti kriminal elektoral të Mrikës dhe gjeneral Trafikut! “
Mesazhi i ardhur nga qytetari:
“Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ne bashkëpunim me Komandantin e Batalionit Special (Eklant Dauti) te dërgojë efektive te kësaj njësie për mbështetje te kandidatit socialist ne Dibër, kundër çdo ligji e rregulloreje, pasi i ka premtuar gradën e radhës te Kolonelit.
Ky i fundit (Eklant Dauti) ka vënë ne shërbim efektive te armatosur të kësaj njësie.
Shpresoj te jete domethënëse per ju ky shqetësim i imi, Doktor Berisha.
Ju përshëndes me respekt.
Oficeri dixhital”.