Edhe vala e shtatë e pandemisë së Covid, krijuar për shkak të nënvariantit të Omicron BA5 duket se është në rënie.
Por ekspertë në të gjithë botën i druajnë një tjetër vale në shtator apo në fillim të muajit tetor kur shtohen edhe virozat stinore. Ekspertët vazhdojnë të bëjnë thirrje për t’u vaksinuar sidomos personat 60-vjeç e lart ,ndërkohe që qytetarët presin se si do te fillojë shtatori .
“Ne nuk kemi farë të presim sepse e kemi virusin nëpër këmbë”- tha Silva Bino.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar nga Ministritë e Shëndetësisë që të paktën deri në shtator 70 % e popullsisë të jetë e vaksinuar, por ne jemi shumë larg kësaj shifre, pasi në vendin tonë u vaksinuan që në fillim me dy doza, pra para një viti dhe procesi mbeti tek tek doza e tretë ku qytetarët nuk shkuan më për tu vaksinuar.
Ndërkohë që kërkohet të bëhen të dy dozat buster pa doza e tretë dhe e katërt në shtator pritet të dalë një tjetër vaksinë.
Sipas Binos , vaksinat buster dhe vaksina e re qe pritet të dalë mbron nga format e rënda dhe nga vdekja.