Nga: Edvin Kulluri

Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar Demokrat në një interviste ekskluzive për AlpeNeës.al shprehet mbi përplasjet me kryetarin e PD, Lulzim Bashën e zërat kundër në selinë blu.

Kulluri thotë se përsa kohë në krye të PD do të jetë Lulzim Basha, kryeministri Rama ka pak shanse të “rrëzohet” ashtu siç opozita pretendon.

Ish anëtari i Këshillit Kombetar Demokrat, shton më tej se partisë i duhet dialog brenda për tu rimë

Më poshtë, intervista e plotë:

 

Cili ishte momenti që ju ndau “përfundimisht” nga vizioni i kryetarit të PD, Lulzim Basha?

Se pari me duhet t’ju korigjoj, pasi nuk jemi ndarë për vizione të ndryshme. Ajo cfarë bëri Basha ne verën e 2017 ishte tradhëti dhe jo vision prej lideri. Marrëveshja, listat dhe fushata kryekëput e gabuar që sollën dhe atë rezultat katastrofik për opozitën, ishin një aventurë e një njeriu të papërgjegjshëm.Ndaj si njeri normal që e konsideroj veten, nuk kisha rrugë tjetër përvecse të ndaheshim pa kthim në raporte politike. Besoj se koha më ka dhënë të drejtë bashkë me shumë kolegë dhe mijëra demokratë që nuk votuan “republikën e re” apo e votuan me zemër të thyer.

Çfarë mendoni për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve nga ana e opozitës?

Do e ndaja cështjen në dy pjesë. E para ka të bëjë me aktin në vetvete në kushtet kur përballë qëndron një qeverisje e dështuar në raport me premtimet e bëra dhe interesin publik. Një sistem qeverisës në funksion të kryeministrit dhe klientelës së tij e meriton në vetvete djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve. Ketë e kam thënë ditën që u dogjen mandatet. Por momenti I dytë eshtë më I rëndësishëm.

A ishte një zgjidhje e menduar me pasoja pozitive për vendin dhe opozitën ky ekstremizim i vendimarrjes së opozitës? Tashmë mund të themi se jo. Jo vetëm sepse zgjedhjet vendore u mbajtën në 30 qershor dhe deputetët u zëvendësuan ne Kuvend. Por mbi të gjitha sepse Basha nuk legjitimohej në këtë vendim. Pasi rezultati I zgjedhjeve të 25 qershorit 2017 ishte më shumë rrjedhojë e dështimit të Bashës sesa I blerjes së votave nga Rama, c’ ka qëndron në një masë të caktuar. Ndaj nuk pati mbështëtje massive popullore vala e protestave dhe ndërkombëtarët u rreshtuan për të njëjtat arsye kundër opozitës. Për më tepër që ky precedent në këto kushte për ndërkombëtarët do ishte fatal për të ardhmen e demokracisë shqiptare , pse jo dhe më gjerë.

Shumë zëra të tjerë në PD po i dalin kundër lidershipit të kryetarit aktual në PD. Te fundit ishin Arben Ristani dhe Myqerem Tafaj…

Është krejt e natyrshme dhe e drejtë të jetë kështu. Tafaj është një nga dejtuesit kryesorë dhe dinjitoz të qeverisjes 2005-2013 të PD-së. Ndërsa për Ristanin do ishte e tepërt të flisja për peshën që ka patur sidomos në këto 6 vite opozitë. Çdokush e kupton se kështu nuk vazhdohet më. Opozita është jashtë sistemit politik si në nivel qëndror dhe atë local. Për më tepër që Basha vazhdon në të njëjtën rrugë, gjë që do e fundoste opozitën edhe për 6 vitet e ardhshme. Siç e ka thënë Arben Imami para do kohësh “askush nuk ka licencë të asgjësojë Partinë Demokratike”. Dhe kur e thotë një nga themeluesit e kësaj partie, të tjerët e kanë të lehtë ta kuptojnë këtë tentativë kriminale nga pikëpamja politike.

Ku po gabon Lulzim Basha?

Ka shumë kohë që nuk gjej dot se cfarë ka bërë mirë. Natyrisht që pas humbjes dramatike të 2017 duhet të kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme. Një politikan europian sic parapëlqen ta quajë veten, nuk ngjitet pas karriges pasi humb. Do ishte në dinjitetin e tij ti kishte hapur rrugën një gare në parti për pasuesin e vetj në krye të partisë. Por pas këtij gabimi fatal moral, vazhdoi serinë e gabimeve të tjera. Nuk e bashkoi partinë pas ndarjes publike me shume protagonist të PD që e kritikuan hapur pse nuk mbajti përgjegjësi dhe nuk pranoi as edhe propozimin tim dhe zonjës Harxhi për një statut demokratik dhe vërtet perëndimor, ku do ndaheshin pushtetet dhe shtoheshin garancitë për veprim dhe mendim të lirë. Këto u kurorëzuan me gabim e madh të Kuvendit që e katandsi PD në një sekt besnikësh ku spikat bindja ndaj kryetarit dhe mediokriteti. Ndaj dhe shumë prej nesh nuk pranuan të garonin për anëtar të Këshillit Kombëtar. Nuk mund ti lejonim vetes të shndërroheshim në masha qorre të Bashës.

Një opinion për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe përfshirjen e Partisë demokratike në të?

Kam patur prej vitesh miqësi me shumë aktorë, regjisorë dhe skenografë të TK. Përgjithësisht mendojnë se ajo godinë dhe tërë elementët përbërës të teatrit nuk janë të denjë dhe funksional për të qënë Teatër Kombëtar. Por, ajo c’ka bën qeveria dhe Bashkia Tiranës me ligjin Për Teatrin është krejtësisht e paligjshme, arbitrare dhe korruptive. Duhet një debat serioz mbi këtë çështje dhe jo luftë guerilje tek sheshi I Teatrit mes aktivistëve, qeverisë dhe opozitës. Në 15 gusht bëhet konstituimi i të gjithë Bashkive në vend pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Partia Demokratike me bojkotin humbi edhe të drejtën e fitimit të tyre. Ky është dëmi praktik, i parregullueshëm së paku 4-vjecar që I ka bërë Basha dhe saymen-et e tij popullit opozitar dhe demokracisë në vend. Unë nuk e di ku e gjen Basha kurajon që del në rrethe dhe gënjen demokratët dhe publikun për “suksesin” e 30 qershorit. Vetëm Basha dhe Kim Jong Uni shpallin fitore në kurriz të njerëzve të dëshpëruar dhe përballë komunitetit ndërkombëtar. Uroj ta bëjë nga papërgjegjshnëria dhe jo nga vullneti lirë për të mashtruar njerëzit. Jam në dilemë që të jem I sinqertë.

Cila mendoni se do të jetë “rrugëdalja” për opozitën? Besoni se Lulzim Basha do të “rrëzojë” kryeministrin Rama?

Nuk ka një variant me Bashën në krye të PD-së. E ka kuptuar I madh dhe I vogël. E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo humnerë ku jemi është që të nisë një dialog brenda partisë mes demokratëve për të rimëkëmbur të djathtën. Ideologjikisht, politikisht, moralisht dhe taktikisht. PD ka pafund njerëz të ndershëm dhe të aftë për tu kthyer konkurruese dhe fituese në zgjedhjet e ardhshme. Ky proces duhet të fillojë menjëherë. PD sot I mungon komunikimi dhe përfaqësimi mes vetes. Vetëm procesi e kthen opozitën ne normalitet dhe konkurueshmëri.

Veritas.com.al/