(FOTO: Francois Holande) 

Veritas.com.al/

Personalitete të politikës franceze, nga të dy kampet, reaguan dje pas njoftimit të presidentit Hollande se ai heq dorë nga rikandidimi për një mandate të dytë.

Manuel Valls, kryeministri, përshëndeti “zgjedhjen e vështirë, të pjekur, të rëndë. Eshtë zgjedhja e një burri shteti. Dua t’i përcjell François Hollande emocionin tim, respektin tim, besnikërinë dhe afeksionin tim”, shkruan shefi i qeverisë në një komunikatë, pa përmendur kandidaturën e tij të mundshme e iniciuar nga PS. “Ministër i brendshëm, pastaj kryeministër, unë e njoh guximin e tij, gjakftohtësinë e tij, atë të një udhëheqësi të madh që diti të përballej me provat e dhimbshme për Francën. E bëri me një shqetësim konstant, mbrojti bashkëkombasit tanë, reformoi vendin tonë, siguroi ringritjen e tij në drejtësi. Aksioni vijon dhe unë nuk dyshoj që ky pesëvjeçar do të çmohet në vlerën e tij të vërtetë: pesë vjet progres për Francë dhe francezët.

Image result for manuel valls

(FOTO: Manuel Valls)

François Fillon, kandidati për president i partisë Les Républicains (LR), ka deklaruar, në një komunikatë, se “Presidenti Republikës pranon, me kthjelltësi, se dështimi i tij i patentuar e pengon të shkojë më larg”. “Ky pesëvjeçar po mbyllet në një katrahurë politike dhe në firo të pushtetit, ka shtuar ai. Më shumë se kurrë, alternimi i pushtetit dhe ringritja e Francës duhen ndërtuar mbi baza solide…”

Image result for francois fillon

(FOTO: François Fillon)

Emmanuel Macron, kandidat për president: “Eshtë një vendim i guximshëm dhe dinjitoz”, pa komentuar bilancin e pesëvjeçarit që François Hollande vetë e quan pozitiv, Macron kujton se ka patur “mosmarrëveshje me François Hollande. Ia kam shpjeguar, ato më kanë shtyrë të bëj zgjedhje të cilat i kam paguar dhe nqë nuk ishin të thjeshta”.

Image result for emmanuel macron

(FOTO: Emmanul Macron)

Arnaud Montebourg, kandidat për garën e të majtës, e ka përshëndetur “vendimin e guximshëm” të François Hollande. Kjo zgjedhje do marrë “mirënjohjen e popullit të majtë”. Ky vendim “i mundëson të majtës të përgatisë të ardhmen e vet, që nis nga sot me garën brenda vetes”.

Image result for Arnaud Montebourg

(FOTO: Arnaud Montebourg)

Yannick Jadot, kandidat për president nga EELV, ka deklaruar për Le Monde“M’u duk se Hollande ishte i kthjellët për trajektoren e tij politike, e shumë më pak për bilancin e tij. […] E vërteta është se ai po e lë fushën e tij si një i plagosur rëndë, i politraumatizuar. Po shohim të ndizet vallja e trishtë të ministrave që i kanë shërbyer për të larë mes tyre hesapet e socializmit mes një social-liberalizmi à la Macron, republikanizmit autoritar të Valls-it apo patriotizmit pak démodé të Montebourg-ut…”

Image result for Yannick Jadot

(FOTO: Hannick Jadot)

VERITAS.COM.AL/