Kjo që ka ndodhur në Kërçovë të Maqedonisë- populluar kryesisht nga shqiptarë etnikë, mund të shtrojë shumë pyetje; ose edhe mund të implikojë një situatë nacionaliste në rajon.

Ka ndodhur një gjë si në legjenda:

Në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit, ish luftëtar dhe komandant në radhët e UÇK që rezultoi me sulmet e NATO-s mbi Serbi dhe shpalljen e Republikës së Kosovës, është zbuluar një varrezë masive. Pas Luftës u lëshuan shumë hamendje dhe akuza se “UÇK kishte kryer transplant organesh njerëzore ose kishte kryer krime kundër njeriut”. Deri më sot asnjë nga këto akuza nuk është provuar.

Aktualisht, Ali Ahmeti është kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe bën pjesë në koalicionin qeveritar të Maqedonisë.

Vetë Ali Ahmeti, sapo u zbulua varreza masive në oborrin e shtëpisë së tij, e konfirmoi këtë fakt.Menjëherë ai njoftoi një konferencë për mediat në fshatin Zajaz të Kërçovës.

Sipas raportimeve të para, nuk dihet se cilët mund të jenë viktimat në këtë varrezë masive në Kërçovë, nëse ka burra, gra dhe fëmijë, dhe nëse pjesa më e madhe e tyre janë vrarë apo dhunuar.

Në këtë varrezë dyshohet se ndodhen eshtrat e viktimave që janë vrarë shumë vite më parë në Maqedoni.

Ngjarja raportohet e rëndë dhe ndoshta aty mund të zbulohen edhe krime më të rënda ndaj njerëzimit që kanë ndodhur në Maqedoni.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe prokurorë dhe policia për të hetuar të gjitha dëshmitë për zbardhjen e rastit.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Zhurnal” ka siguruar fotot e para nga eshtrat që janë gjetur në varrezën masive në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit.

Zhvarrosja e eshtrave ka filluar. Mësohet se ato do të dërgohen për ekspertizë të mëtejshme dhe më pas do të rivarrosen në vendet e përcaktuara.

Ende nuk dihet nëse këto eshtra datojnë nga hordhitë çetnike të vitit 1913, në prag të fillimit të Luftës së Parë Botërore, apo më vonë.

Por disa pyetje shtrohen menjëherë. Sidomos pyetja më e afërt: Varreza u hap në oborrin e shtëpisë së Ahemtit, apo familja Ahmeti, pa dijeninë e vet, e ndërtoi shtëpinë mbi varrezat që nuk njiheshin si të tilla.

http://www.zhurnal.mk/data/news/ahmeti1_3.jpg