THOMAS D. WILLIAMS, PH.D.
“Si Budizmi ashtu edhe Krishtërimi kanë mësuar se gratë dhe burrat janë të barabartë në dinjitet dhe të dy kanë luajtur një rol të rëndësishëm në avancimin e grave”, tha departamenti i Vatikanit për Dialog Ndërfetar në një letër të lëshuar të shtunën.
Në mesazhin e tij të titulluar “Budistët dhe të Krishterët: Promovues te Dinjitetit dhe të Drejtave te Barabarta të Grave dhe Vajzave”, Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar ofroi “përshëndetje te ngrohta dhe dëshira te mira të lutjes” për festimin e festës budiste të Vesakh.
“Mësimet e Jezusit dhe Budës i japin shtyse dinjitetit te grave”, thuhet në tekst, duke shtuar se “gratë budiste dhe të krishtera kanë dhënë kontribute të rëndësishme në traditat tona fetare dhe në shoqërinë në tërësi”.
Mesazhi gjithashtu denoncon keqtrajtimin e përhapur të grave dhe vajzave anembanë botës, duke nënvizuar nevojën për të ndaluar të gjitha abuzimet e tilla, duke paralajmëruar gjithashtu kundër gabimeve te teorisë gjinore.
“Në ditët tona, dhuna kundër grave dhe vajzave të reja është një problem global, duke ndikuar sa një e treta e popullsisë femërore në botë”, thuhet në letër. “Gratë dhe vajzat e reja janë veçanërisht të prekshme ndaj trafikimit njerëzor dhe skllavërisë moderne, dhe këto forma të brutalitetit ndikojnë negativisht dhe shpesh në mënyrë të pakthyeshme shëndetin e tyre”.
Teksti – i nënshkruar nga Ipeshkvi Miguel Ángel Ayuso Guixot – gjithashtu theksoi nevojën për zgjerimin e përpjekjeve edukative që synojnë gratë në mbarë botën, si dhe pagë të barabartë dhe të drejta te barabarta në fusha të tjera.
Për të kundërshtuar padrejtësi të tilla, thuhet: “Është jetësore t’u sigurojmë grave dhe vajzave të reja qasje në arsim, për të garantuar pagë të barabartë për punë të barabartë, për të siguruar njohjen e trashëgimisë së tyre dhe të drejtave pronësore, për të kapërcyer përfaqësimin e tyre te paket në politikë , qeverisje dhe vendimmarrje, për të trajtuar çështjen e talenteve, dhe kështu me radhë. ”
Në fushën e dialogut ndërfetar, letra citon, “më shumë gra duhet të kenë një vend në tavolinë, ku ato ende janë me të pakta ne numër nga burrat”.
Nga ana e tyre, ata që kane autoritet dhe janë ne pozitat e lidershipit “kanë një përgjegjësi të veçantë për të inkurajuar ndjekësit e tyre që të mbrojnë dinjitetin e grave dhe vajzave të reja dhe të mbrojnë të drejtat e tyre themelore të njeriut.
“Po ashtu jemi thirrur të paralajmërojmë vëllezërit dhe motrat tona ndaj rreziqeve të qenësishme brenda ideologjisë gjinore, e cila mohon dallimet dhe reciprocitetin e burrave dhe grave”, paralajmëron letra.
Mesazhi gjithashtu nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së “institucionit të martesës, amësisë dhe jetës familjare” duke promovuar ndërkohë dinjitetin dhe barazinë e grave dhe vajzave të reja.
Veritas.com.al/