Luftimet ndërmjet regjimit dhe rebelëve vazhduan të dielën në disa fronte në Siri, duke vënë në rrezik armëpushimin e sponsorizuar nga Rusia që mori edhe mbështetjen e përzier të OKB-së në këtë nismë të saj.

 

Që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit enjten në mesnatë, dhuna, ndonëse me më pak intensitet dhe sporadike, nuk ka reshtur dhe ka shkaktuar viktima. Duke akuzuar regjimin për shkelje të tij, rebelët kanë kërcënuar se nuk do të respektojnë më armëpushimin.

Ndërprerja e sulmeve, e disata që nga fillimi i luftës para gjashtë vitesh, duhet të hapë rrugën për bisedimet e paqes të planifikuara në fund të janarit në Astana në Kazakistan, nën kujdesin e Moskës dhe Teheranit, aleatë të regjimit dhe Turqisë, mbështetëse e rebelëve.

Në frontin verior, regjimi ka kryer në mëngjes sulme ajrore në qytetin e Atareb, në territorin rebel pranë Aleppos (në veri). Disa orë më parë, dy fëmijë u vranë nga zjarri  ushtrisë në zonat rebele në perëndim të Aleppos, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Në total, katër civilë dhe nëntë rebelë janë vrarë që nga fillimi i armëpushimit, që përjashton grupet xhihadiste të Shtetit islamik dhe Fateh al-Sham, ka saktësuar OJQ-ja.

Natën e së shtunës, kryengritësit qëlluan njëzet predha në lokalitetet proregjimit Foua dhe Kafraya në provincën e Idleb (veriperëndim). Në Tartous (në perëndim), e kontrolluar nga regjimi, dy kamikazë shpërthyen brezin me eksploziv në një postbllok ushtarak duke vrarë dy ushtarë, sipas OSDH

Dhe në Ghouta-n lindore, në lindje të Damaskut, që pushteti kërkon ta rimarrë, ka patur shkëmbime zjarri mes dy palëve në luftim.

Për të shënuar Vitin e Ri në qytetin rebel të Hammouriyé-s, në Ghouta, disa militantë zbukuruan të shtunën një pemë me drita dhe foto të viktimave të luftës, sipas një fotografi të AFP-së.

Gjithmonë pranë Damaskut, në rajonin e Vadi Barada-s shënjestër e bombardime të regjimit që prej dhjetë ditësh, ka patur sulme të reja ajrore të dielën.

Pikërisht në këtë rajon ndodhet një nga burimet kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm për katër milionë banorët e kryeqytetit dhe rrethinat e tij. Regjimi ka akuzuar rebelët se kanë “kontaminuar me naftë” një rrjet ujor, por këta të fundit theksojnë se është fjala thjesht për pakujdesi.

Si në rastet e armpushimeve të mëparshme, që kanë fluturuar në ajër pas disa ditësh, aleanca e grupeve rebele me Fateh al-Sham (ish degë e Al Kaedës) e bën shumë të vështirë zbatimin e armëpushimit.

Shumë i dobët, këto grupe rebele nuk do të jetë në gjendje të distancohen nga ushtarët e tyre të tjerë në al-Fateh Cham, një ushtri kudo dhe të pajisur mirë në zonat që kanë mbetur nën kontrollin e tyre.

Nga ana tjetër, Shteti Islamik, një grup i frikshëm përgjegjës për atentatet e përgjakshme në Siri dhe jashtë vendit, vepron vetëm në zonat e pushtuara në veri të Sirisë dhe vazhdon të jetë objektiv i bombardimeve të forcave të ndryshme ajrore – Ruse, amerikane, turke dhe siriane.

Për t’i dhënë më shumë peshë iniciativës së saj për armëpushimin, Rusia ka kërkuar dhe ka marrë mbështetje nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ndonëse i përzier.

– Mbështetje e përzier e OKB-së –

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së konsideruan një nismë për paqe për takimin e Nju Jorkut, Këshilli miratoi të shtunën në mbrëmje një rezolutë për kompromis, që “mbështet përpjekjet e Rusisë dhe Turqisë për t’i dhënë fund dhunës në Siri dhe për të filluar një proces politik”.

Por ajo qe mjaftuar në “marrjen parasysh” të kushteve të marrëveshjes së sponsorizuar nga rusët dhe turqit, duke ritheksuar domosdoshmërinë e zbatimt “të të gjitha rezolutave përkatëse të Kombeve të Bashkuara”, duke përmendur 2254-tën e cila parashikon, nën nismën e Uashingtonit, një udhërrëfyes të plotë për daljen nga kriza.

Në tranzicion të plotë politik në pritje të marrjes së detyrës nga Donald Trump, SHBA, mbështetës të opozitës së regjimit, nuk i janë bashkuar iniciativës së fundit, e para herë që nga fillimi i luftës në mars të vitit 2011.

 

SIRI: MOMENTET KYÇE TE KONFLIKTI15 mars 2011

Revolta – Demonstrata kundër regjimit të Asadit; stypja e tyre dhe Fillimi i rebelimit të armatosur në korrik 2011.

30 prill 2013

Irani hyn në lojë – Hezbollahu libanez, aleat i Iranit, pranon se luftëtarët e tij luftojnë për regjimin.

14 janar 2014

Shteti Islamik merr Raqan, kundërpërgjigja ndërkombëtare

Grupi ‘Shteti Islamik’ shtie në dorë Raqan, goditjet e para ajrore ngkoalicioni  në 23 shtator.

30 shtator 2015

Rusia në konflikt – Rusia hyn në luftëpër të shpëtuar regjimin, në vështirësi.

Shteti Islamik Bie Alepi – Ushtria rimerr Alepin lindor, në duar të rebelëve që në 2012.

29 dhjetor

Marrëveshja e armëpushimit e arritur nga ushtria dhe opozita siriane përjashtoi xhihadistët e Shtetit Islamik dhe Fateh al-Cham.  

Nga ana tjetër, kjo është hera e parë që Turqia sponsorizon një marrëveshjeje të tillë, falë afrimit të saj me Rusinë e Vladimir Putinit, i cili kërkon të paraqitet si paqedashës, pas ndërhyrjes së tij ushtarake përkrah regjimit të Asadit në shtator të vitit 2015.

Negociatat e Astana-s do të paraprihen nga bisedime të planifikuara në Gjenevë në muajin shkurt, ndërkohë që diskutimet mëparshme ndërsiriane nuk arritën të as t’i afroheshin zgjidhjes së konfliktit të hershëm i cili ka shkaktuar më shumë se 310,000 të vdekur dhe miliona refugjatë.

/Veritas.com.al/