Bukuresht (AFP) – Inxhinieri Eugeniu Iordachesku, i cili krijoi një metodë të zgjuar për të shpëtuar kishat rumune të kërcënuara me shkatërrim gjatë epokës komuniste, vdiq në moshën 89-vjeçare, njoftoi të dielën Patriarkati Rumun.
Iordachesku punonte si inxhinier civil në vitet 1980, kur diktatori komunist Nicolae Ceausescu nisi një plan për të ndërtuar një “Shtëpia e Popullit” masive në qendër të Bukureshtit.
Por kjo përfshinte shkatërrimin e 10 kishave, disa që datojnë në shekullin e 16-të.
Iordachesku vrau mendjen për të shpëtuar sa më shumë që te mundte.
“Pas muajsh duke vrarë trurin, Perëndia më ndriçoi,” i tha AFP në një intervistë të vitit 2017.
Frymëzuar nga mënyra se si kamerierët mbanin gotat në një tabaka pa derdhur një pikë, ai imagjinoi një tabaka konkrete të ndërtuar nën kishat.
E shkëputur nga themelet e saj, kisha u ngrit dhe u vendos në shina dhe u zhvendos në një vend të ri me ndihmën e kunjave hidraulikë dhe çikrikëve.
Të paktën 10 nga kishat më të bukura të Rumanisë, që datojnë midis shekujve 16 dhe 19, mbijetuan falë sistemit të Iordacheskut.
Ato përfshijnë kishën Mihai-Voda, e ndërtuar në vitin 1594 nga Princi Mikael i Forti, e cila u zhvendos më larg, rreth 289 metra.
Buldozeret rrafshuan 22 kisha në mes të viteve 1977 dhe 1987, duke i hapur rrugë planeve madhështore të Ceausescu-t për Bukureshtin, të cilat së fundi shkatërruan një të pestën e kryeqytetit.
Veritas.com.al/