Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Profesor Doktor, Ahmet Kamberi.

Ai është një prej emrave më të njohur të kardiologjisë shqiptare, ndërsa ka mbajtur edhe postin e ministrit të Shëndetësisë në fillim të viteve ’90.

Kamberi mësohet se prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila fatkeqësisht i mori jetën, duke lënë pas një plagë të thellë për të afërmit.

Vitet e fundit, Prof. Dr. Kamberi ka botuar një sërë shkrimesh dhe analizash në JavaNews.al

Redaksia i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Kamberi dhe miqve të tij.