Vdes bashkëshorti i Vaçe Zelës, Pjetër Rodiqi. Lajmin e ka konfirmuar vetë vajza e tyre, Irma Rodiqi.
Ajo ka shkruar në “Facebook” një status ku shpreh hidhërimin e madh:
“Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit.
Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t’ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi.
Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zëvendësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij.
Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai.
Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithçka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka patur fatin ta njohë.
Irma Rodiqi”.
vijon….