Megjithëse kancelarja Angela Merkel ka një kohë të gjatë që kurse i ka caktuar vetes një kufi kohor për formimin e qeverisë pas dështimit të bisedimeve të fundit, dhe pasi opinioni sipas sondazheve ka pasqyruar dëshirë të fortë mes votuesve për zgjedhje të reja, Gjermania mund ta gjejë veten përsëri të qeverisur  nga i njëjti koalicion Kuq e Zi, ose siç quhet ‘koalicioni i madh” që ata e hodhën poshtë në votimet e shtatorit.

Ish- partitë që qeverisën Gjermaninë së bashku, CDU e qendrës së djathtë dhe SPD e krahut të majtë, mund të qeverisin Gjermaninë përsëri pavarësisht se ishin rrëzuar në votimet e shtatorit, kancelarja Mekrel vazhdon të kërkojë për rrugët që të qëndrojë në pushtet.

Pas dështimit të bisedimeve me partinë e Merkel, CDU,liberalët e Demokratëve të Lirë dhe partia ambientaliste e Gjelbër, dhe duke u kujdesur që të shmangë zgjedhje të reja të cilat mund t’i jepnin më shumë partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), zonja Merkel po kërkon alternativa.

Edhe pse lideri i SPD, MartinSchulz kishte deklaruar se e mban partinë e tij jashtë qeverisë dhe se do të formonte opozitën pas zgjedhjeve, tani në fund ka pranuar të bisedojë me Merkel.

Veritas.com.al/