![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2019/08/108215905_morrison_1979getty.jpg)
Shkrimtarja amerikane, fituese e çmimit Nobel, Toni Morrison, vdes në moshën 88 vjeç.
Familja Morrison ka konfirmuar “me keqardhje të thellë”, se Morrison ka vdekur ‘pas një sëmundjeje të shkurtër’.
Autore e 11 romaneve, ajo fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1993, kur romanin e saj të parë e kishte botuar në vitin 1970 me titull ‘The Bluest Eye’.
Libri i saj i vitit 1987 ‘Beloved’ që tregon historinë e një gruaje skllave u bë film në vitin 1998 me pjesëmarrjen edhe të yllit të spektaklit Oprah Winfrey në 1998.
Morrison një herë ka thënë: “Ne vdesim. Ky mund të jetë kuptimi i jetës. Por ne flasim. Kjo mund të jetë masa e jetës sonë”.
VERITAS.COM.AL/