Nuk dihet nëse 23 vjeçarja Elena Abdillari që humbi jetën nga përplasja e taksisë ishte nisur nga dikush për në Itali, pao shkonte me dëshirën e saj. E vërteta është se ajo shkoi deri te trageti për në Bari dhe u kthye pa e marrë tragetin për udhëtim. Afër mesantës vajza vendosi të marrë një taksi për t’u kthyer në Tiranë…

Teksa po udhëtonin në autostradën Durrës- Tiranë, pikasin një maiknë që po i ndiqte me shpejtësi; dhe hyjnë në oborrin e një karburanti. Megjithatë makina që vinte pas i goditi për vdekje…

Dyshimet e para janë se personat që ndodheshin në makinën Mercedes po ndiqte vajzën ‘qeë humbi tragetin për në Itali’. Të dy, shoferi i taksisë dhe vajza 23 vjeçare vdiqën në vend nga goditja e fortë.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnate. Më vonë u zbulua pronari i makinës që shkaktoi aksidentin e rëndë në autostradën Durrës- Tiranë. Ndërkohë mësohet se makina është në pronësi të shtetasit Dardan Gjeka. Nga ana tjetër nuk përjashtohet që aksidenti të jetë i qëllimshëm.

Grupi hetimor po heton në dy pista: Ngjarje aksidentale dhe aksident i qëllimshëm.

Sipas policisë makina tip Benz me targa AA 060 SP  është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX. Kjo e fundi për të devijuar është futur në një karburant.  Nga aksidenti humbën jetën shoferi taksi Bujar Agalliu, shoferi  i Taksisë, 60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, Elena Abdillari  23 vjeçe, banuese në Tiranë”

Në sediljen e parë të mjetit tip “Benz” janë gjetur dhe njolla gjaku. Goditja ka qenë e fortë dhe i ka marrë jetën menjëherë dy personave në taksi, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër u largua nga vendngjarja, por është identifikuar dhe po punohet për ta ndaluar.

UPDATED/

Pronari i mjetit ‘Mercedes- Benz’ rezulton të jetë Dardan Gjeka, i cili është shpallur në kërkim. Viktimës iu gjet një biletë trageti në çantë por Policia e Kufirit deklaroi paraditen e sotme se Elena Avdillari nuk ishte paraqitur në sportele për të hipur në traget.

Benzi me targa AA 060 SP ka mbetur në vendin e aksidentit fatal që shkaktoi vdekjen e taksisti durrsak Bujar Agalliu dhe pasagjerës 23 vjeçe, Elena Abdillari, mbrëmjen e djeshme. Pronari i makinës u zbulua nga Policia dhe është shpallur në kërkim.

Aksidenti, sipas hetuesve mund të jetë shkaktuar me qëllim nga i riu që ndodhej në mjetin Mercedes Benz që përplasi taksinë ku mbetën të vdekur 2 personat.

Sipas burimeve policore pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet, është larguar nga vend-ngjarja.

Policia dyshon se në momentin që 23-vjecarja është larguar me taksi nga Durrësi në drejtim të Tiranës, është ndjekur nga automjeti tip Benz. Në pamundësi për të ndaluar taksinë, mendohet se i riu që ndodhej në timon e ka goditur atë nga pas duke shkaktuar edhe aksidentin fatal.

Nuk përjashtohet mundësia e nje ngjarjeje aksidentale, ku shoferi që shkaktoi aksidentin, i përfshirë nga paniku, është larguar nga vendi i ngjarjes, i ndihmuar nga një tjetër person.

Efektivët e Policisë kanë identifikuar drejtuesin e mjetit tip benz, i cili eshte një i ri nga Tirana dhe po punojnë për kapjen e tij.

Veritas.com.al/